RSS FeedRSS FeedLivestreamLivestreamVimeoVimeoTwitterTwitterFacebook GroupFacebook Group
You are here: Platypus /Archive for category The Platypus Review

Lenin and the 1917 Russian Revolution

Thursdays, 6:00pm, Kresge Library/Study Center Rm. 348

University of California
1156 High St, Santa Cruz, CA 95064


• required / + recommended reading

Lenin readings available in Robert C. Tucker, ed., The Lenin Anthology (Norton, 1977), except (*) on marxists.org

Recommended background readings

+ Richard Appignanesi and Oscar Zarate / A&Z, Introducing Lenin and the Russian Revolution / Lenin for Beginners (1977)
+ John Reed, Ten Days that Shook the World (1919)

Week 1 | June 29, 2017


Week 2 | July 6, 2017

• LeninLecture on the 1905 Revolution (1917)
• LeninLetters from Afar (1917) *
• LeninApril Theses (1917)

Week 3 | July 13, 2017

• LeninThe Dual Power (1917)
• LeninThe Enemies of the People (1917)
• LeninThe Beginning of Bonapartism (1917)

Week 4 | July 20, 2017

• LeninMarxism and Insurrection (1917)
• LeninAdvice of an Onlooker (1917)

Week 5 | July 27, 2017

• LeninTo the Citizens of Russia! (1917)
• LeninThe Chief Task of Our Day (1918)

Week 6 | August 3, 2017

Podiumsdiskussion mit Stefan Engel (MLPD), Paul Michel (isl) und Felix (IL) zur Frage nach der Notwendigkeit linker Einheit.

Tobias Schweiger: Rezension zu „Kritik des politischen Engagements“ von Gerhard Scheit

Since Jeremy Corbyn took leadership of the Labour Party in 2015, he and his party have been the North Star for many on the Left. This reorientation has raised old questions about the Left's relationship to the Labour Party. At the Oxford Radical Forum in March the description for a panel on “Corbyn, Labour and the Radical Left” put forward a number of symptomatic propositions. It registered the fact that “several socialist tendencies which had previously campaigned against the party now committed to supporting it under Corbyn’s leadership” and that Corbyn’s election to leader “was largely viewed as a moment of triumph for the far left.” But what is the Left? And what would mean for it to triumph?

For more than 30 years the radical academic Ralph Miliband wrestled with the question of how the Left should confront the problem of the Labour Party. In the 1960s, he insisted that the Left should work within the party to win it over to the cause of socialism. In the 1970s, he accepted that it was futile to attempt to transform Labour and argued that the Left should organize an independent socialist party. In the 1980s, he collaborated with left-wing initiatives inside and outside the Labour Party. In his final, posthumously-published, response to the emergence of New Labour in the 1990s he signaled the Left’s abandonment of any hope of an existence independent of Labour.

On March 23, 2017, the Platypus Affiliated Society organized a panel discussion, “What is Socialism? International Social Democracy,” at the London School of Economics. Moderated by Nunzia Faes of Platypus, the event brought together the following speakers: Jack Conrad of the Communist Party of Great Britain and the Weekly Worker; Adam Buick of the Socialist Party of Great Britain; and Robin Halpin, translator of works by the Exit! group. What follows is an edited transcript of their discussion.

 

Më 14 prill, 2017 në Unversitetin e Prishtinës, dega e Platypus në Prishtinë e mbajti panelin me temën “Idelologjitë Radkale Sot: Marksizmi dhe Anarkizmi”. Folës të panelit ishin Dren Berishaj njohës i anarkizmit, Klodi Leka nga OP (Organizata Politike) dhe Arlind Manxhuka nga SKV (Lëvizja Studentore për Barazi - Studim - Kritikë - Veprim). Në vijim mund ta lexoni përshkrimin dhe një përmbledhje të këtij paneli.

Pershkrimi

“Mesa duket janë dy ideologji madhore radikale te e majta: anarkizmi dhe marksizmi. Ato u shfaqën në kontekst të njejtë - të revolucionit industrial, revolucioneve të pasuksesshme të 1848-tës dhe 1871-it, liberalizimit të dobët, centralizimit të pushtetit shtetëror, formimit të lëvizjes punëtore dhe të premtimit të socializmit. 150 vite të trashëgimisë së tyre revolucionare shpesh janë kujtar për ta minuar kuptimin e tyre në aktualitet. Edhe sot mesa duket ndodh e njejta gjë.

Këto ideologji kanë ndjekur drejtime të ndryshme. Mbushja e shesheve gjithandej në botë pasqyron prirje të caktuara për teorinë marksiste që kuptohet si kritikë e ekonomisë politike të kapitalizmit - përdoret si pikëpamje mbi botën dhe për praktikën anarkiste që kuptohet si parim anti-hierarkik i cili insiston në të filluarit e revolucionit tash dhe që e përdor këtë parim për organizim dhe transformim radikal. Ndërmjet këtyre dyjave shpesh ka pasur përballje të shterpë sa i përket politikës, taktikave dhe qëllimit përfundimtar.

Në praktikën e sotme duhet t’i shohim si kanë dalë llogaritë në shekullin e 20-të. Përvoja historike e këtyre ideve duhet t’i paraqesë disa pika orientimi në mënyrë që ta shohim se në ç’mënyrë kthimi i këtyre ideologjive përbën angazhim autentik dhe në ç’mënyrë përbën kthimin e një fantazme. Ku janë këto ideologji sot? Çfarë lloj raportesh teorike dhe praktike mund t’i kenë ato në problemet e së tashmes tonë?"

Pyetjet
Çfarë kanë për të thënë marksizmi dhe anarkizmi për ata dhe ato që janë të politizuar sot? A na tregojnë ato si mund të veprohet sot? A duhet t’i kthehemi këtyre drejtimeve? Nëse po në ç’mënyrë?
Grupe të shumta të majta kanë shkuar drejt okupimit të shesheve dhe horizontalitetit pa udhëheqës, duke e mbajtur një orientim ideologjik të paqartë madje, reformist ndaj kapitalizmit dhe shtetit. Si e kuptoni shfaqjen e këtyre formave? A i sfidojnë këto të fundit teorinë marksiste tradicionale dhe mënyrat e organizimit të formuluar nga kjo e fundit? A janë këto afirmime të parimeve dhe praktikave anarkiste? Në përgjithsi cilat forma të organizimit janë bërë të nevojshme dhe janë trashëguar në qëllimet e sotme nga këto teori?
Cilat janë çarjet më me rëndësi ndërmjet këtyre traditave? A vazhdon të jetë e rëndësishme ndarja ndërmjet anarkizmit dhe marksizmit? Cilat janë ndarjet kryesore (dhe me implikim politik) brenda marksizmit dhe anarkizmit ?
Cilat janë vlerat e patjetërsueshme të politikës radikale? A janë marksizmi dhe anarkizmi ideologji të lirisë? Të demokracisë? Të klasës punëtore?
Për çfarë të luftojmë sot? Më shumë apo më pak shtet?
A e ka përligjur (arsyetuar) historia marksizmin, anarkizmin apo asnjërën?

Arlind Manxhuka

''Çka është komunizmi për ne?'', pyet Marksi tek “Ideologjia Gjermane”. ''Komunizmi për ne nuk është një gjendje që duhet krijuar, nuk është një ideal të cilit duhet t'i përshtatet realiteti. Ne quajmë komunizëm lëvizjen reale që i jep fund gjendjes së tanishme. Kushtet e kësaj lëvizje rrjedhin nga premisa që ekziston tani''. Kjo thënie e Marksit më duket sikur është në kundërshtim me shumë organizata të majta, edhe këtu te ne, por edhe më gjërë nëpër botë.

Ideja e krijimit të një kauze jashta kontekstuale paraqet një artficialitet i cili nuk ngjiz, e për më keq duket se shpreh vetëm idenë e një identitarizmi që përfundon në sekt politik. Ajo që më shqetëson mua është pikërisht pabarazia, që është kudo, kjo është lufta jonë e përbashkët për barazi, por beteja jonë është autentike sepse konteksti shoqëroro-historik është i veçantë. Andaj çdo tendencë për importuar kauzën, siç ndodh shpesh, është përpjekje që ka çuar dhe do të çojë në dështim. Por le të kthehemi sërish tek problemi i shtetit.

György Lukács, ka një kapitull ''Shteti si armë'' te libri “Mbi lidhshmërinë e ideve të Leninit’’ thotë: “Sheti proletar është shteti i parë klasor në histori i cili haptazi dhe pa hipokrizi e quan veten shtet klasor, aparat shtypës, instrument i luftës klasore’’. Kështu shteti është mjet i domosdoshëm dhe shumë i fuqishëm drejt lirisë dhe barazisë shoqërore.

Një nga polemikat e zakonshme në mesin e të majtëve është edhe vetë natyra e insitucioneve. Disa i shohin ato si mjete dhe mundësi të mira për të shfaqur hapur konceptin politik, dhe në anën tjetër disa organizime politike që thonë se insitutcioni vetë është korruptiv dhe organ që i shërben shtresës së lartë dhe se çdo përpjekje për tu futur në institucione s’është gjë tjetër veçse njejtësim me borgjezinë apo edhe ikje nga kauzat paraprake. Disi sikur thuhet se vetëm nga jashtë mund të bëhet ndryshimi. Po a nuk e shndërrojmë kësisoj protestën apo shpërthimin jashtë si qëllim në vetëvete duke e parë si mundësi të vetme për të shpëtuar shoqërinë dhe vetën?! Lenini shkruan në lidhje me këtë temë: “Do të ishte gabim shumë i madh sikur organizata e partisë të ndërtohej duke u bazuar vetëm tek shpërthimet dhe lufta nëpër rrugë ose duke u bazuar vetëm të zhvillimi progresiv i luftës së zbehtë e të përditshme. Ne duhet të vazhdojmë gjithmonë luftën e përditshme dhe të jemi gjithmonë gati për çdo gjë’’.

Edhe nga autorët e ndryshëm që janë marrë me çështje organizative por edhe nga përvojat tona kemi mësuar mjaftueshëm sa të kuptojnë që mjetet asessi nuk duhet redukutuar dhe se ato në vazhdimësi në përputhje me rrethanat duhet të shtohen ose te pakësohen. Pika ndarëse është se anarkizmi e mohon shtetin si mjet ndërkaq marksizmi e mohon atë si qëllim. Nga i gjithë ky arsyetim natyrshëm mund të shtrohet një pyetje: Pse është kaq i domosdoshëm shteti si armë, pse nuk duhet ta zhdukim shtetin që në përfundim të një lufte revolucionare?! Dhe çështja që duhet shtruar këtu, pas kësaj pyetje, është se a kemi fituar vërtetë dhe kujt do t’i shërbente në atë kohë zhbërja e shtetit? A do t’i shërbente forcës kundërrevolucionare, e cila ka qenë kohë të gjatë në pushtet dhe tashmë është e instaluar, jo vetëm në shtet si institucion, por edhe në çdo por të shoqërisë dhe si rrjedhojë zhbërja e shtetit si mekanizëm do t’ja bënte të lehtë një rikthim të furishëm dhe rikthim të gjendjes paraprake.

E kemi të pamundur sërish ta anashkalojmë Lenin, përkatësisht kapitullin “Ç’do të thotë fitore vendimtare mbi carizmin?”, në të cilin ai shkruan: “Pas fitores së revolucionit mbi kundërrevolucionin, kundërrevolucioni nuk do të zhduket, përkundrazi në mënyrë të pashmangshme ai do të fillojë një luftë të re dhe më të dëshpëruar”. Askush nga ne nuk guxon ta gënjejë veten duke thënë se pas fitores fillestare ka përfunduar gjithçka, mendoj se pikërisht aty fillon lufta e vërtetë dhe se këtu është momenti i një vigjilence të jashtëzakonshme. Këtu vjen ndarja! Një anarkist konstaton se shteti ka një natyrë tëhuajsuese, ai borgjezizon, të largon nga lufta e nisur, se ka tëhuajsuar e larguar shumë organizime e parimisht ky është problemi. Por a duhet të heqim dorë nga një mjet i tillë? Jo. A duhet të mbesim pre e dështimeve historike në këtë aspekt? Jo. A ka raste që e thonë të kundërtën? Natyrisht se ka. Asessi nuk mund ta gjykojmë një mjet nga potencialiteti i dështimit. Ajo çfarë lehtësisht bien shumë organizata të majta është edhe një lloj fetishizimi i demokracisë. Pra e gjithë lufta bëhet drejt demokratizmit të vendimarrjes karshi shtetit si reduktim i demokracisë në pak duar. Mirëpo një gjë duhet ta kemi në mendje që sistemi aktual në vazhdimësi ndërton dhe ndikon mendimi njerërzor andaj në kushtet aktuale socio-historike lënia në dorë e vendimarrjes një shumice nuk është garancë për një vendim të duhur e në shumë raste edhe më të keq sesa vendimi që mund të nxjerrë një institucion përfaqësues. Pra le të marrim çdo pjesë të shtetit aty ku mundemi, le të mos e marrim shtetin si armik në mënyrë automatike, ashtu siç thotë edhe Žižek që armiku është kapitali, kapitali global, shteti mund po keqpërdoret aktualisht në shërbim të kapitalit, por edhe mund të mirëpërdoret.

Neve më së paku e kapitalizmit më së shumti iu duhen organizime të tipit të krijimit të komuniteteve autonome të cilat funksionojnë në një demokraci horizontale dhe kanë mënyrën e vetë të funksionimit, ato tashmë janë shndërruar në atraksion turistik në vendet ku ekzistojnë. Sikur një rast i një parku në Greqi në të cilin ishin mbledhur shumë persona dhe e kishin shpallur si zonë të ndaluar për kapitalizëm e cila në rastin më të mirë funksionon disa muaj e që më pas, siç thotë Zhizheku, mblidhemi në një kafe dhe kujtojmë momentet e kaluar atje me nostalgji.

Autoriteti nënkupton dy gjëra, imponimin e vullnetit tonë tek tjetri apo anasjelltas dhe, e dyta, autoriteti presupozon nënshtrimin. Së pari duhet të potencojmë që thelbësisht të gjitha palët janë për heqjen e autoritetit. Mirëpo qasja marksiste e sheh autoritetin si simptomë e cila buron nga disa parakushte të gjendjes shoqërore dhe kësisoj ajo insiston në luftimin e këtyre kushteve që e prodhojnë autoritetin e në anën tjetër, anti-autoritarët dëshirojnë që kjo të bëhet edhe para se mbrrihet tek ai nivel, pra ata nuk dëshirojnë një mjet autoritar në duart e tyre dhe kështu kërkojnë zhbërjen e çdo autoriteti që në fillim.

Këtu Engelsi ka dhënë një kontribut të çmuar, sigurisht edhe ai duke na imponuar mendimin e tij mbi autoritetin te ne. Në një artikull që mund ta gjeni edhe në shqip lidhur me këtë temë ai nxjerr në pah qartësisht kundërthënien e mendimit anti-autoritar, duke shkruar: “Revolucioni është pa dyshim gjëja më autoritare që mund të bëhet. Revolucioni është një akt, në të cilin një pjesë e popullsisë i imponon vullnetin e vet një pjese tjetër me anë të pushkëve, të bajonetave dhe të topave, domethënë me mjete jashtëzakonisht autoritare”. Me fjalë të tjera autoriteti është i domosdoshëm sidomos ndaj forcave kundërrevolucionare, të cilat nuk e humbin fuqinë dhe autoritetin me vet triumfin e organizatës revolucionare. Dhe te kjo pyetje shtrohen disa mendime që thonë se ka edhe lëvizje spontane të klasës së shtypur, dmth ata pa ndonjë ndërhyrje kanë filluar të ngrisin zërin, mirëpo sa është e vërtetë kjo?! Një gabim i madh bëhet kur tentohet të shkëputet spontaniteti karshi emancipimit, nëse tash kemi një lëvizje spontane të vetëorganizuar, pse kjo ndodhi tash dhe jo më herët. Lëvizjet spontane janë shkëndija të një ndërhyjrje emancipuse dhe të pamjaftueshme dhe shpesh siç thotë Lenini janë kërkesa tredunioniste, dmth kanë karakter sindikalist, por nuk e nxjerrin punëtorin nga zgjedha e tij. “Historia e të gjitha vendeve tregon se me forcat e saja klasa punëtore mund të fitojë vetëm ndërgjegje tredunioniste…” shkruan Lenini te “Spontaniteti i masave”.

Kështu e kemi edhe rastin e Kosovës ku kemi patur me dhjetëra protesta të punëtorëve lidhur me privatizim, por që në esencë kanë qenë me kërkesa të tipit të transparencës së procesit, kthimi i 20% të shumës së fabrikës që i ka takuar punëtorëve e kështu me radhë. Qasje politike ndaj privatizimit në Kosovë ka patur vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! A kanë qenë krejt të paduhura këto kërkesa të punëtorëve? Jo s’kanë qenë! A kanë qenë të mjaftueshme? Jo aspak! Kujt i shërben sot kritika që i bëhet autoritetit, pra lëvizjes emancipuese, për ushtrimin e ndikimit te punëtorët? Sikur të ishte kritikë për ne sot, po në atë kapitull Lenini thotë kështu: “Çdo gjunjëzim përpara spontanitetit të levizjes punëtore (pra të të ndaluarit të ndërhyrjes socialdemokrate), çdo zvogëlim i rolit të ‘elementit të ndërgjegjshëm’, i rolit të socialdemokracisë do të thotë njëkohësisht, në mënyrë krejt të pavarur nga dëshira e atij që e zvogëlon këtë rol, forcim i influencës së ideologjisë borgjeze mbi punëtorët”.

Ajo çka nuk guxon ta bëjë një organizatë apo lëvizje emancipuese është që ta fetishizojë klasën punëtore apo shtresat e varfëra apo shtresen borgjeze. Një gjë duhet të dijmë që nga të dyja palët ka të atillë që e tradhtojnë klasën. Por, bartësi i shkencës nuk është proletariati por “intelegjenca borgjeze”. Ose ta ngacmojmë edhe pak më shumë debatin duke u rikthyer tek autoriteti dhe domosdoshmëria e besimit për njohje. “Që prej se Marksi dhe Freudi hapën një fushë të re teorike e cila vendosi shumë kritere të saktësisë, kjo gjë është në mënyrë inherente autoritare”, thotë Zhizheku të libri Enjoy Your Symptom! Përfundimisht Zhizheku këtu njxerr dy forma të vetëdijësimit, asaj Sokratike dhe ajo e Apostullit. Forma e parë, ajo sokratike, ku vetëdija arrin te e vërteta e rimbledh atë dhe e përvetëson atë, përmes përpjekjes së vetë dhe ajo e përcjelljës së të vërtetës si aktivizëm politik dhe ndërhyrje e autoritetit nga jashtë. Nga e gjith kjo pjesë duhet të kemi parasysh një gjë shumë të rëndësishme të cilën bukur e ka thënë Lenini:

1. Asnjë lëvizje revolucionare nuk të jetë e fortë pa një organizatë udhëheqësish, që të jetë e qëndrueshme dhe të ruaj vazhdimësinë;
2. Sa më e gjërë të jetë masa që tërhiqet spontanisht në luftë, që përbën bazën e lëvizjes dhe merr pjesë në të, aq më e domosdoshme është nevoja për të patur një organizatë të tillë, dhe aq më fort duhet të jetë kjo organizatë;
3. Se kjo organizatë duhet të përbëhet kryesisht prej njerëzish që kanë bërë profesion veprimtarinë revolucionare;
4. Se në një vend autokrat, sa më tepër e pakësojmë numrin e anëtarëve në një organizate të tillë, aq më vështirë do të jetë të kapet kjo organizatë dhe aq më i madh do të jetë numri i njerëzve të dalë nga gjiri i klasës punëtore dhe i klasave tjera të shoqërisë që do të ketë mundësinë të marrin pjesë në lëvizje dhe të punojnë në mënyrë aktive në të.

Klodi Leka

Të gjithë besoj e njohim thënien e Marksit, te 11 tezat e Feuerbachut, “filozofët deri më sot vetëm e kanë interpretuar botën çështja është t’a ndryshojmë atë”. Kjo shërben edhe si një ndër thyerjet më të mëdha të traditës së filozofisë perëndimore. Shumë njerëz mendojnë se teoria e Marksit është teori utopike, por harrojnë se kjo teori nuk është shpikje nga askundi, nuk është krijim spontan, pa baza të mirëfillta shkencore por është përmbledhje dhe përmbysje e të gjithë mendimit paraardhës. Për dallim nga Hegeli i cili e sheh njeriun si realizim i idesë morale, Marksi e shikon njeriun si krijesë konkrete, krijesë antagoniste ose si krijesë e marrëdhënieve antagoniste shoqërore. Për dallim nga materialistët mekanicitë si Feuerbachu që e shikon njeriun si univeralitet abstrakt, Marksi e gjykon si një krijesë konkrete. Ose ndryshe nga filozofët konservatorë të krishtërimit, për të cilët njeriu është qenie mëkatare në një botë kalimtare, Marksi e sheh njeriun si një subjekt që e bën botën dhe historinë në rrethana të caktuara.

Do t’ia filloj me Leninin. Një nga figurat më të mëdha të shekullit të 20-të, politikani që e kishte shumë të lidhur mendimin me praktikën politike. Dy konceptet e Leninit që do t’i theksoj janë partia pararojë e punëtorisë dhe diktatura e punëtorisë në krahasim me Marksin. Shumë njerëz e akuzojnë Leninin si keqinterpretues të teorisë marksiste ndërsa shumë të tjerë thonë se ai ishte zbatues i premisave të teorisë marksiste por, në kushte të reja historike. Koncepti i partisë pararojë, përkundër pretendimit të Marksit që besonte (shpresonte) se punëtoria do të arrinte një çast në të cilin do të vetë-emancipohet përmes vetë-organizimit dhe do të fitonte vetëdije politike si klasë revolucionare; Lenini mendonte se klasa punëtore nuk mund të vetë-organizohet apo se vetë-organizimi nuk mund ta tejkalonte kurrë kërkesën reformiste sindikaliste, pra se mund të veprojë vetëm brenda logjikës së sistemit kapitalist, psh rritje page, kushte më të mira të punës etj, por nuk do të mund të fitojë atë vetëdijen revolucionare. Prandaj, për të, partia pararojë e proletariatit është forcë politike e përbërë nga aktivistë profesionistë dhe domosdoshmëri për t’i dhënë përmasën revolucionare punëtorisë. Marksi mendonte se revolucioni socialist mund të kryhet edhe përmes luftës politike në vende me traditë demokratike si Anglia dhe SH.B.A-ja ndërkohë Lenini mendonte se revolucioni nuk mund të jetë kurrë demokratik, nuk mund të kryhet me votë të përgjithshme por, duhet të jetë një revolucion i dhunshëm dhe i centralizuar rreth partisë pararojë. Pika tjerër me rëndësi është koncepti i diktaturës së proletariatit (që për shumëkënd është koncept i frikshëm edhe me të drejtë për shkak të historisë tragjike të shekullit të 20-të) është gjendje e jashtëzakonshme ku bëhet kalimi prej sistemit kapitalist në sistemin socialist.
Përkundër pretendimit të Leninit në revolucionin rus, Roza Luksenburgu thotë se kundërshtia te socialistët e kohës, "diktaturë apo demokraci", përbën debate apo kontradikta të rrejshme që bien në pozita borgjeze. Jo diktaturë, sepse diktatura e udhëhequr nga një parti rrezikon të bie në diktaturë të një grushti njerëzish që ndahet nga masat dhe punëtorët. Pastaj, jo demokraci borgjeze dhe liberale, sepse sipas Luksenburgut është demokraci formale që liritë i ka vetëm në letër dhe sistemi judridik borgjez, ku shumë mendimtarë social-demokratë varnin shpresat, nuk do ti zbuste kontradiktat klasore. Për Roza Luksenburgun, sistemi juridik nuk është zgjidhje sepse sistemi juridik borgjez jo vetëm që nuk i shpreh kontrdiktat klasore por i fsheh ato dhe thotë: si mund të arrijmë socializmin në demokraci liberale dhe formale kur marrëdhënia anagoniste ndërmjet klasave nuk shprehet në asnjë ligj? I vetmi çast juridik kur shtet nderhyn është kontrata e punës që korrekton deri diku marrëdhëniet, por nuk e ndreq dëmin themelor, ndarjen e punëtorit prej mjeteve të prodhimit. Sipas saj, edhe pjesëmarrja e proletariatit ose e partisë në mekanizmat institucionalë të demokracisë formale prapë se prapë nuk është zgjidhje edhe nëse arrihen fitore ose suksese politike të punëtorisë brenda këtij sistemi, këto suksese nuk vijnë për shkak të mekanizmave institucional por vijnë për shkak të presionit të jashtëzakonshëm të punëtorisë. Nëse vjen momenti që punëtoria përmes fitimit të pushtetit politik kërkon të bëjë kalimin nga kapitalizmi në socializëm, për Roza Luksenbrgun ky është iluzion, sepse sistemi do t’i përdorë të gjitha mjetet për t’a rrëzuar nga pushteti klasën punëtore. Prandaj, si alternativë ndaj diktaturës ose demokracisë borgjeze, ajo thotë diktaturë kundrejt të gjitha detyrimeve, të gjitha shtrëngimeve dhe kushtëzimeve që lindin nga sistemi kapitalist, dhe demokraci për klasën punëtore, që merr pjesë masivisht në proceset shoqërore të ndërtimit të socializmit, pa nevojën e partisë së centralizuar leniniste.

Një mendimtar dhe politikan tjetër është Palmiro Togliati që është kreu historik i të majtës italiane. Toliati përkundër Luksenburgut dhe Leninit me pyetjen diktaturë apo demokraci thoshte: e majta italiane, e majtë demokratike, e ka pranuar kushtetutën, e ka bërë kushtetuten, ku Italia cilësohet si republikë e punës, prandaj vepronin në kuadrin kushtetues dhe thoshte se duhet të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë maksimalisht të gjitha liritë që na i lejon demokracia borgjeze për të arritur në reforma të mëdha sociale. Përkundër pretendimit të Leninit për partinë pararojë se është e vetmja parti me orientim socialist që çon drejt socializmit, ose pretendimit të Roza Luksenburgut se vetëm demokracia e klasës punëtore dhe vetëm klasa punëtore çon drejt socializmit, për Tolitatin kapitalizmi është shumë më i hapur dhe shumë më i ndryshëm nga kapitalizmi i fillimit të shekullit të 20-të dhe tani drejt socializmit janë të orientuara shumë forca politike dhe shumë grupe tjera shoqërore përveç punëtorisë, si klasa e mesme, intelektualët, dhe shumë formacione të tjera socio-politike. Ndërkohë si kundërpërgjigje ndaj refuzimit total të kapitalizmit që e bënin Lenini dhe Luksenburgu, Palmiro Toliati thotë se në momentin e krizës së kapitalizmit, ata që e pësojnë janë pikërisht punëtorët; dhe alternativa është lufta sindikale për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Prandaj sipas tij, një luftë sindikale e ndërthurur me partinë komuniste dhe me shumë grupe të të majtës së re është zgjidhja, por sipas tij lufta nuk mjafton të bëhet në një fabrikë të vetme por duhet të dalë përtej fabrikës dhe njësisë administrative, duhet të dalë madje edhe përtej shtetit nacional e bëhej globale. Lufta e sindikatave në një fabrikë, në një komunë apo në një shtet nuk mjafton dhe domosdoshmërisht do të shtypej.

I fundit është Herbert Marcuse i cili, duke iu referuar njeriut një-dimensional, mendonte se proletariati dhe borgjezia janë akoma klasa historike mbi të cilat bazohet rendi kapitalist, ama kapitalizmi ka arritur ta integrojë klasën punëtore brenda sistemit. Si borgjezia, ashtu edhe proletariati janë në mbrojtje të status quo-së, prandaj marrëdhënia ndërmjet tyre nuk është antagoniste, nuk është më shpërthyese dhe është marrëdhënie evolutive, paqësore dhe utilitare - të marrim maksimumin e interesave të mundshme në një situatë të caktuar. Sipas Markuzes shoqëria e kapitalizmit industrial teknik është një shoqëri totalitare sepse një shoqëri totalitare nuk mund të jetë vetëm organizimi terrorist i shoqërisë. Totalitatizmi nuk është vetëm parim politik por edhe sistem ekonomik shpërndarjeje. Sipas tij edhe sistemi i kapitalizmit industrial teknicist i manipulon dëshirat e njerëzve dhe e borgjezon edhe klasën punëtore. Edhe me terma konkret sot për shembull po t’i flasësh një punëtori apo një të varfëri për luftë politike apo luftë për të drejta i duhet si një ligjërim moralist dhe fetar sepse punëtoria sot ka ëndërra plotësisht borgjeze: duan makinë Ferrari dhe të bëjnë pushime luksoze.

Ndërkohë sipas Markuzes ideologjia aktuale ndodhet në vetë procesin e prodhimit, ky prodhim dhe kjo shpërndarje masive e mallërave prodhon vetëdije të shtrembëruar sidomos kur i arrin të gjitha shtresat - atëherë indoktrinimi nuk është më publicitet por mënyrë jetese. Kështu lind modeli i sjelljes një-dimensionale që refuzon çdo ide dhe aksion universal. Megjithatë sipas Markuzes nën sipërfaqen vezulluese të sistemit konsumerist dhe teknik gjenden masa e të flakurve, të përjashtuarve, e emigrantëve të cilët duke qenë “të përjashtuar” opozita e tyre është revolucionare. Me një korrigjim që bën Markuze thotë se nuk e mohon se është kapërcyer realiteti klasor i punëtorisë dhe borgjezisë por, ky realitet nuk është më antagonist dhe nuk është më revolucionar andaj ai shpresën e një opozite radikale e sheh pakicat militante dhe te masat studentore edhe pse mendon se masat studentore nuk janë fare masa revolucionare por janë subjekte të cilat i japin shtysë (ndezin fitilin) një organizim më të madh shoqëror.

Së fundmi dua të flas mbi figurën subjektive radikale duke u bazuar në tri referenca. Për shembull, një figurë subjektive e militantit është intelektuali organik, pra është intelektuali të cilin e ndeshim në përditshmëri, është studenti i cili është duke mbaruar për Juridik, Filozofi, Shkenca Politike, i cili në mëngjes është në shkollë dhe në mbrëmje punon në ndonjë restorant. Për Badiou-në, pikërisht politizimi i këtij subjekti i cili sot është edhe punëtor edhe student, duke mos qenë as punëtor as student, duke mos pasur një perspektivë jetësore është zgjidhja për t’a tronditur paqen e rrejshme në të cilën jetojmë.

Një tjetër referencë është Jacques Rancière tek “Mosmarrëveshja - Politikë dhe Filozofi”, në kushtet kur jemi në kapitalizmin konsumerist ku i gjithë populli apo subjektet politike janë kthyer në masa konsumeriste ajo që duhet të bëjmë është t’i ripolitizojmë marrëdhëniet klasore, si përballje politike. Kjo ka të bëjë me organizimin dhe angazhimin (përfshirjen) e pjesës së papjesë, pra masës së njerëzve mbi të cilin ngrihet çdo sovranitet i padrejtë, siç janë të rinjtë e periferive, të rinjtë e getove, romët, gratë, homoseksualët dhe siç janë shumë masa të tjera të përjashtuara.

Ajo që duhet të bëjmë sot apo rivitalizimi i teorisë marksiste për mendimin tim nuk është me i mëshu idesë së diktaturës së proletariatit, apo formave tjera politike limonadë, por me e politizu dhe me e kthy në shoqërinë tonë idenë e klasave dhe atë të masave militante të Markuzes.

Dren Berishaj

Kom me folë pak çka është anarkizmi qysh u zhvillu (pak) edhe qysh e ka anarkizmi sensin me ditë të sotit, qysh munët me funksionu. Shpesh anarkizmin munohën me diskreditu në dy mënyra, 1) prej borgjezisë së sotme edhe udhëheqsisë së shteteve të borgjezisë si ideologji e dhunshme që prodhon vandalizëm, kaos, terrorizëm ose 2) se anarkizmi është individualist, fragmentist, nuk i don strukturat as organizimin, është idealist edhe pa sens me realitetin e kushteve materialiste politike edhe ideologji e mikroborgjezisë (psh studentave që u duket interesante me qenë anarkist). Kjo menoj që është padrejtësi për shkak se anarkizmi është ideologji me histori goxha të larmishme edhe të gjatë.

Prej fundit të shekullit të 19-të deri në luftën e dytë botërore është ideologjia ma dominante te klasa punëtore. Ka rrjedhë prej prej rrymave moderniste dhe racionaliste dhe prej gërshetimit me rrymat socialiste të shekullit të 19-të. Pa marrë parasysh shumë njerëz besojnë se Marksi “e ka pjellë” socializmin, nuk osht e vërtetë; socializmi ka ekzistu n’kohën e tyne. Fakti është që në momentin kur anarkizmi ia ka nisë mu bo u lidhë me socializmin edhe ka arritë në atë që na e quajmë anarkizëm.

E dyta, për hesapin tem është ideologji e klasës punëtore. N’marksizëm jon Marksi, Engelsi, Lenini e na i kena Bakunin-in, Kropotkin-in, Makhino-n, Malatesta-n edhe gjysma prej tyne nuk njihen se kanë qenë njerëz të klasës punëtore edhe pijanecë [qeshet]. Si e tillë shumica e ideologjisë u kriju prej praktikës së organizatave të cilat kanë funksionu me parime anarkiste, pra edhe ideologjia edhe praktika.

Anarkizmi është ideologji që ka mbi prej socializmit, ideologji që lyp ndryshim radikal dhe revolucionar në shoqni. Anarkizmi nuk e jep vetëm idenë e barazisë po e jep edhe ni ide se n’çfarë kushtesh duhët mu konë barazia, çka rrjedh te barazia edhe ideja është me e kriju ni shoqni që individit i jep qaq hapsinë me jetu jetën e vet n’mnyrë të dinjitetshme sipas dëshirave dhe andrrave të veta në nji shoqni që është kushtimisht e barabartë. Dmth duhët me kanë i lirë po n’t’njejtën kohë me punu edhe për shoqninë në mënyrë qi me kriju liri për t’gjithë.

Për neve shoqnia duhet me funksionu për liritë e individit edhe n’t’njejtën kohë është që individi me funksionu n’kuadër të t’mirës së përgjithshme. Si i tillë anarkizmi është kundër çfarëdo lloj institucioni shtypës, çfarëdo lloj hierarkie edhe çfarëdo lloj pabarazie. Se rrjedhimisht pabarazia krijon pushtet ndaj njerëzve, sidomos pabarazia materiale krijon pabarazi n’mes t’njerëzve [disa] kanë pushtet më të madh qoftë politik qoftë ekonomik edhe kanë shansa me ia imponu mendimet, jetën, mënyrën e jetesës pjesës tjetër. Rrjedhimisht anarkia lufton kundër hierarkisë në shoqni.

Mirëpo ideja e autoritetit është mirë që me u përmenë masi shpeshherë menohët se anarkizmi është kundër çfarëdo lloj autoriteti. Na jena kundër autoritetit edhe shpesh theksohet me fjalët “autoritet i pajustifikum”. Autoriteti i pajustifikum, autoritet është psh mjeku që e din punën e vet, është autoritet karshi teje. Mirëpo autoritet i paarsyeshëm është kur qaj mjek ka me pasë rrogë ma t’madhe se ti, pushtet ma t’madh edhe t’drejta ma t’mdhaja se pjesa tjetër e shoqnisë. Rrjedhimisht anarkizmi është në luftë të përhershme me çfarëdo lloj pabarazie edhe kapitalizmi është problemi ma i madh i tij.
Dorën n’zemër anarkizmi ka rrjedhë prej sistemit kapitalist; është fmi i modernizmit edhe kapitalizmit - frymëkundërshtuese e këtij të fundit. Është interesant se tu qenë ideologji e klasës punëtore shpesh thuhët që anarkizmi nuk munët me dalë jashtë konturave e t’qenit kundër kapitalizmit po edhe nuk munët me pa përtej asaj…Anarkistat ktu shihën si mbrojtës të rendit kapitalist imponues t’dhunës edhe imponus t’moralit.

Dmth shteti e përdor aparatusin ideologjik edhe aparatusin e dhunës. Për hesapin e anarkistave secili grup i njerëzve n’pozitë qi mi kontrollu mjetet e dhunës edhe aparatusin ideologjik ka me i përdorë ato për nevoja t’vetat, pa marrë parasysh qi i paramenojmë se kanë qëllime emancipuse. Edhe pse është problem me folë për çfarë lloj emancipimi bahët fjalë. Për këtë arsye anarkistat kërkojnë ni lloj tjetër t’organizimit, organizim i cili vjen prej s’poshtit, organizim i cili vjen me krijimin e strukturave të demokracisë së drejtpërdrejtë n’kuadër t’klasës punëtore. N’këtë kuptim anarkistat, s’paku prej teorisë edhe praktikës t’sotme, çka e dijna, nuk e kanë kërku shkatërrimin e shtetit meniher. Nuk domethanë që ata bashkëpunojnë me shtetin. Kryesorja është jo me e harxhu energjinë n’krijimin e partive politike e me marrë n’kontroll aparatusin e dhunës t’shtetit, por n’krijimimi i strukturave t’cilat n’çfarëdo rasti kanë me mujt me ja imponu shtetit vendimet kolektive të klasës punëtore.

Parimet kryesore jon vetë-organizimi i shoqnisë, demokracia e drejtpërdrejtë edhe pronësia kolektive e kapitalit. Ndoshta deri tash nuk kom tregu qysh duhët ni shoqni e tillë mu kanë e organizume ose çfarë lloj strukturash me pasë. Ky është pikërisht parim i anarkistëve qi nuk dojnë me imponu ni realitet, kushtimisht, kur krijohët revolucioni por, ai realitet ka me kanë konstant i ndryshushëm, i përshtatun karshi rrethanave n’t’cilat krijohët. Kërkah nuk munësh me gjetë ni anarkist shoqnia duhët mu organizu kshtu kshtu kshtu… Mirëpo krejt jon n’kushtzim t’realitetit qi krijohët n’qasi lloj shoqnie.

Kisha thanë se anarkizmi nuk është veç ni tendenë politike po është edhe tendencë natyrore e njerëzve. Gjatë t’gjithë historisë së shoqnisë kena pasë shoqni anarkike. Jo anarkiste, “anarkike”, dmth s’paku funksionojnë n’disa parime anarkiste si mungesa e hierarkisë ose mungesa e shtetit. N’fund t’fundit shteti nuk o diçka qi ka ekzistu gjithë! Mirëpo hierarkia ekziston, sipas antropologëve dhe teoricienëve, sc paku prej krijimit t’bujqsisë. Po n’çfarëdo lloj t’organizimit ekziston tendenca qi secili njeri me qenë pjesëmarrës i barabartë n’vendimarrje, n’diskutime mu ndje i barabartë me t’tjert.

Shumë mirë u tha se nuk duhët me u fetishizu klasa punëtore. Po edhe klasa punëtore ka ndryshu prej kohës së fillimit të shekullit të 20-të. Ma nuk kena klasë punëtore industriale qaq t’madhe, s’paku n’Europën perëndimore edhe n’Amerikë ka ma shumë punëtorë në sektorin e shërbimeve edhe pse duhët mu përmendë se shumica e prodhimit tash bohët te “venet e botës t’tretë”. Tu e përfshi qi krejt prodhimi qi është problematik për ekologjinë dmth industria e ranë oshtë në “shtetet e botës t’tretë”.
E dyta qi e kisha thanë është se vendi i punës nuk është qysh ka qenë ma herët. Nuk kemi ma koncentrim t’punëtorëve me ni sallë prej 300-400 vetësh qi mujnë me u organizu edhe me pa interesin e përbashkët. Tash me metoda menaxheriale, zinxhiri i prodhimit është qaq i shkapërderdhun jo vetëm mrena qytetit, mrena shtetit por, u bo global. Kjo e bon shumë problematike vetë-organizimin e klasës punëtore për me i arritë qëllimet e veta.

Pjesa tjetër është që mënyra qysh politika ka ndryshu - shoh nifar krize shumë t’madhe t’ideologjisë revolucionare. Shumica e partive komuniste jon bo parti nacionaliste të cilat e kanë kqyrë interesin e kapitalit t’shetit t’vet tu mos e kuptu që tu e mbrojtë kapitalin e shtetit t’vet shpesh je tu i shku n’dam të shoqnive të shteteve tjera. Suedia që është shtet social-demokrat nuk kish me mujtë me qenë qaq social-demokrate nëse nuk kish mujtë mi eksploatu punëtort n’Serbi, n’Kinë, n’Bangladesh edhe n’disa vende t’Afrikës veriore ose nuk kish mujtë me majtë qat mirëqenie sociale pa kanë eksportuesi i 3-të i armëve n’botë. Norvegjia s’kish mujtë me majt qat standard t’jetesës pa e pasë naftën e vet.

Sistemi kapitalist është i krijum n’asi mënyre qi proteksionizmi i interesit t’shtetit ton ka me t’shti patjetër n’kundërshtim t’interesave t’shoqnisë ose punëtorëve n’shtetet tjera. Partitë komuniste edhe partitë e majta në Europë mas luftës t’dytë botërore pikërisht këtë rol kanë nisë me e lujtë. Sidomos mas t’70-tave kur ka nisë kriza e akumulimit t’kapitalit edhe rrymat e para kah neoliberalizmi. N’këtë sens e shoh edhe Partinë Laburtiste n’Britani edhe Partinë Demokratike n’Amerikë - krejt ia kanë nisë me anu kah neoliberalizmi se u kanë n’interes t’shtetve t’tyne qi me pasë profit për ni pjesë t’njerëzve t’shtet t’tyne.

Çka menoj qi është shumë e randsishme mu përmenë, ekziston krizë edhe ktyne rrymave ma radikale që kanë lypë revolucion edhe jashta parlamentare tu e përfshi edhe lëvizjen anarkiste edhe lëvizjen marksiste. Anarkizmi mas luftës t’dytë botërore ka nisë mu ringjallë mas t’70-tave me lëvizjen e muzikës punk, fatkeqsisht; se u ba sen kulturor edhe s’ka mujtë me pasë bazë n’realitin politik deri t’90-tave. Po ni sen interesant ka ndodhë në 2000-tat, po m’dukët me nifar krize të partive politike, kriza e besimit në ni sistem demokratik, i kanë shty njerzt me lypë mnyra tjera t’organizimit. Del si natyrshëm që ka ekzistu një lëvizje si Occupy, pranvera arabe ose lëvizjet indogjene të cilat nuk jon lëvizje anarkiste por, ose jon kanë të ndikume prej lëvizjeve anarkiste ose jon kanë t’ndikume prej parimeve anarkiste t’cilat i kanë pranu jo si ide anarkiste por si “common sense”. Me ditë t’sotit anarkizmi fokusohet kah organizimi sindikal, ni lëvizje ma e madhe internacionale vetëm n’Spanjë i ka 140.000 anëtarë mrena sindikatave anarkiste, në lëvizje feministe, lëvizje anti-fashiste, anti-nacionaliste, lëvizje për t’drejtave t’puntorëve, lëvizje për solidaritet me imigrantët, lëvizje të LGBTI-së, lëvizje anti-imperialiste, anti-militariste etj.

Me rëndësi është ku e sheh anarkizmi veten edhe shtetin, nuk e sheh shtetin si diçka që duhët me punu me to. Fokusi i anarkistave është krijimi i organizatave t’klasës punëtore. Gramshi patë thanë se tu i luftu strukturat borgjeze na krijojna struktura t’tjera n’t’cilat mujmë me u mbështetë, ky është parim të cilin anarkistat shpesh e përdorin. Parlamentin e shohim si vend ku nuk shohin interes se mendojnë se vetëm zhagitët (zvarritet) interesi… Anarkistat preferojnë me e përdorë aksionin e drejtpërdretë qi i bjen sulmi direkt ndaj kapitalit, sulmi direkt ndaj shtetit edhe borgjezisë.

Me ditë të sotit ku pi bjen anarkizmi edhe marksizmi? Jon kanë me ni kohë tendenca shumë t’forta marksizmi edhe anarkizmi; e shpesh kanë bashkëpunu për interesa ma t’gjana. Sot ende ekziston diçka qi e ka emrin lëvizja autonomiste, ndoshta nuk është shumë e fuqishme por, është tendencë e grupeve anarkiste e marksiste për mu bashku n’kuadër t’luftës jashtë-parlamentare.

Anarkizmi si i tillë i ka problemet e veta. Ka shumë fraksionistë. Ka grupe që ndahën pse po shërbehet mish n’barbeque edhe dalin prej organizatës gjysa e veganëve. Anarkizmi për t’cilin jena tu folë mundet me qenë nifar “anarkizmi i bardhë”, që përkon me modelin që u zbatu n’Europë perëndimore edhe Amerikë po nuk munët i njejti model mu zbatu njejt n’Rojava ose n’Chapas ose n’Kore… Problemi tjetër që kisha thanë që është në lëvizjet anarkiste është nifar maçoizmi. Tu e luftu shtetin ekziston ajo ideja që duhësh mu kanë shumë ma radikal, duhësh me kanë i fortë edhe ideja mu kanë ni macho, radikal agresiv , të tjerë që nuk janë asisoji mund mu cilësu si reformistë. Kjo ka pru te ajo që shumica e atyne që “s’jon agresiv radikal” mos mu ni t’gatshëm me ju bashkangjitë lëvizjes për shkak qi nuk i përshtatën qatij maçoizmit. Edhe pse shpesh deklarativisht lëvizjet anarkiste janë për barazi, duhe e përfshi edhe barazinë gjinore, kanë reprezentim shumë t’vogël t’grave n’grupe t’tyne.

Replika dhe pëgjigje ndaj komenteve dhe pyetjeve
A.M: Problemi është edhe te ëndërrat individëve sepse sot ëndërrat tona nuk janë ëndërrat tona. Në kushte të tilla është e domodoshme, thotë Zhizheku, njëfarë vetëcensure e vazhdueshme. Hapi i parë i lirisë thotë ai, nuk është që t’i realizojmë ëndrrat tona, por hapi i parë i lirisë është ndryshimi i mënyrës në të cilën ne ëndrrojmë. Mirë e tha Klodi, ëndërrat e punëtorëve nuk janë ëndërra të punëtorëve. Ëndërrat e punëtorëve janë ëndërrat e milionerëve të cilat ata mund t’i shohin veç në ëndërra.
Ne jetojmë me një sistem që na “emancipon” në mënyrën e vet. Andaj një emancipim prej poshtë është gati i pamundur. Althusseri thotë se sistemi në vazhdimsi e riprodhon vetëveten. Dmth vetëvetiu prej poshtë nuk mund të ketë emancipim, është e domosdoshme një ndërhyrje prej jashtë e cila e prish këtë qarkun e vazhdueshëm që e bën ni (ky) sistem politik.

K.L: Edhe sot një ndër kritikat më të forta që i bëhet të majtës është se është kulturaliste. Shumica këtu jemi, mikroborgjez, nuk jemi klasë punëtore, ndoshta jo në xhepa por se sistemi kapitalist të lejon që ta frekuentosh atë. Nuk mund të dalësh jashtë kulturës së tij dhe një nga problemet më të mëdha është se psh e zhvillojnë kundërkulturën në punk apo me një tjetër kulturë që është shumë e rafinuar për punëtorin. Kemi parë shumë situata ku klasa punëtore nuk ka mundur të krijojë një organizim të qëndrueshëm, nuk ka mundur të formojë aksion dhe të nxjerrë intelektualë të mëdhenj. Të mos harrojmë, Engelsi ka qenë djalë borgjez edhe shumë intelektualë të tjerë që e kanë udhëhequr klasën punëtore kanë qenë borgjez. Duket sikur kjo ndërhyrja nga sipër është e domosdoshme në vende si këto tonat ku nuk ka asnjë traditë organizative!

D.B: Është shumë interesant mu përmenë rasti i revolucionit në Spanjë (1936) ku, gjatë revolucionit ka ekzistu ni sistem ku kanë marrë pjesë rreth 8 milionë njerëz, të cillt jon kanë në një sistem kushtimisht anarkist. U fillu prej anarko-sindikatës CNT e cila i ka pasë 1.5 milion anëtarë n’momentin e krijimit t’revolucionit edhe u kanë grupi ma i madh ushtarak n’front, krejt Barcelona u kanë e vetë-organizume, ushqimi o kanë pa pare, për njerëz n’hotele ka pasë gjithkush vendbanim, transporti o kanë falas. Çka ka ndodhë? Lufta për emancipim ka ndodhë përmrena klasës punëtore. S’ka ardhë prej nji grupit elitist qi ka ardhë prej s’jashti, s’ka ardhë prej ni grupit pararojë t’cilt i kanë tregu njerëzve qysh mu sillë. Është ni rast shumë interesant ni grup sindikalist brenda sindikatës CNT, Mujeres Libres (Gratë e Lira) kur kanë marrë pjesë në CNT nuk kanë pasë hapsinë me i shfaqë interesat e grave t’cilat jon në sindikatë - e kanë pa qi hapsina e tyne ka qenë e ngushtë. Kto çka kanë bo - e kanë bo sindikatën e vet e cilla për Madrid o kanë 10 her ma e suksesshme n’aksione sesa vetë CNT-ja. N’kët sens emancipimja ka lindë si nevojë e kushteve objektive t’cilat kanë ekzistu, por tu prekë në solidaritet me njonitjetrin. Çka deshta me thanë - nuk është e domosdoshme qi ty me t’ardhë dikush prej s’jashtit me ta thanë mënyrën qysh ti mu sillë, qysh ti me menu, qysh duhësh mu ni, por ajo vjen prej revoltës, prej luftës t’përditshme qi na e kena kundër sistemit kapitalist.

K.L: Po t’i kesh parasysh lëvizjet emancipuese ose çlirimtare si lëvizjet anti-fashiste në Shqipëri (në 44-ën) edhe në Kosovë edhe gjithandej, si dhe lëvizjet më të hershme të punëtorisë e kanë pasur të përbrendësuar çështjen e çlirimit të gruas, ka qenë e kuptueshme. Të drejtat që sot i gëzojnë gratë në pjesën më të madhe të historisë janë arritur pasi ka luftuar gruaja punëtore për çlirim social. Nuk ka qenë i ndarë si sot. Shtrohet pyetja po ku ishte gruaja në revolucionin bolshevik, dikush tjetër mund të pyes po homoseksuali ku ishte te revolucioni, pastaj po romi ku ishte.... - Ndahet subjekti!

On February 18, 2017, as part of its third European Conference, the Platypus Affiliated Society organized a panel discussion, “The Crisis of Neoliberalism,” at the University of Vienna. The event brought together the following speakers: Chris Cutrone, President of Platypus; John Milios, former chief economic advisor of SYRIZA; Emmanuel Tomaselli, of the International Marxist Tendency; and Boris Kargalitsky, of the Institute for Globalization Studies and Social Movements in Moscow. What follows is an edited transcript of their discussion.

On March 3, 2017, Jensen Suther interviewed Jay Bernstein, who teaches philosophy at the New School. Bernstein is the author of a number of books on art, ethics, and Critical Theory, which include The Fate of Art: Aesthetic Alienation from Kant to Derrida and Adorno (1992), Adorno: Disenchantment and Ethics (2006), Against Voluptuous Bodies: Adorno’s Late Modernism and the Meaning of Painting (2007), and most recently, Torture and Dignity: An Essay on Moral Injury (2016). What follows is an edited version of the interview.

On February 17, 2017, as part of its Third European Conference, the Platypus Affiliated Society organized a panel, “The Politics of Critical Theory.” Held at the University of Vienna, the event brought together the following speakers: Chris Cutrone, President of the Platypus Affiliated Society; Martin Suchanek of Workers Power, an international organization fighting to build a Fifth International; and Haziran Zeller of Humboldt University, in Berlin. What follows is an edited transcript of their discussion.